Investimi në Zvërnec, SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development” të vëllezërve nga Katari
Prokuroria e Posaçme ka vendosur zhbllokimin e llogarive bankare të shoqërisë “Albania Land Development”, në kuadër të hetimeve të SPAK për një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonën e Zvërnecit. Kjo kompani zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, të cilët kanë parashikuar të investojnë së bashku me Jared Kushner-in, dhëndrrin e presidentit amerikan Donald Trump, në ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.
Më herët, SPAK kishte vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të kompanisë, që sipas hetimeve arrinin në rreth 200 milionë dollarë dhe ndodheshin në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT).
Në qendër të hetimit ndodhen disa persona dhe subjekte të lidhura me projektet e zhvillimit të pronave në zonën bregdetare të Zvërnecit.
Mes tyre përmendet administratori i kompanisë Redi Struga. Hetimet e SPAK përfshijnë gjithashtu edhe Artur Shehun, i cili sipas burimeve hetimore jeton në Shtetet e Bashkuara dhe dyshohet se ka luajtur rol drejtues në skemën e pretenduar të tjetërsimit të pronave.
KOHA JONË SONDAZH

