Investimi te vilat qeveritare në Vlorë, Këshilli i Ministrave autorizon Korporatën e Investimeve për sqarimin e të drejtave pronësore

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një vendim që autorizon Korporatën e Investimeve Shqiptare të koordinojë procesin e identifikimit dhe konsolidimit (sqarimit të të drejtave pronësore, pasi pretendohet se aty ka edhe pronë private) të pronës shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania, Vlorë”, i cili do të prekë vilat qeveritare në qytetin bregdetar.

Këto rezidenca qeveritare të trashëguara nga sistemi komunist e të lëna pas dore, do të shndërrohen në rezidenca për turizmin elitar. Studio “Saunders Architecture” dhe studio “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP” janë fitueset e Konkursit Ndërkombëtar “Hospitality Albania”, të cilat do të kenë edhe shtetin partner në investimet që do të realizohen. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se përmes programit ‘Hospitality Albania’, asetet shtetërore shfrytëzohen me qëllim fitimin në bashkëpunim me privatin, por prona shtetërore nuk i transferohet privatit. “Asetet shtetërore shfrytëzohen me qëllim fitimin në bashkëpunim me privatin, por prona shtetërore nuk i transferohet privatit, por vetëm bashkëpunim menaxhimi. VKM-ja që miratuam i hap rrugën AIC që të diskutojë mbi sipërfaqet e truallit që rrethojnë godinën pasi duke qenë se ka mbivendosje me pronë private, AIC autorizohet që të diskutojë për të qartësuar ku është prona private dhe ajo shtetërore që ti hapet rruga Hospitality Albania”, tha Ibrahimaj.

Sipas vendimit, shteti shqiptar përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare do të marrë përsipër identifikimin, verifikimin dhe konsolidimin e pronave shtetërore me interes për projektin në Vlorë. Procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, institucionet shtetërore që administrojnë prona publike, si dhe subjektet private të përfshira në marrëdhëniet e pronësisë. Vendimi parashikon koordinimin për shkëmbimin e informacionit dhe dokumentacionit të nevojshëm për sqarimin e statusit juridik të pronave, përcaktimin e kufijve dhe sipërfaqeve përkatëse, si dhe regjistrimin e tyre në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Në rastet kur konstatohet mospërputhje mes gjendjes faktike dhe asaj ligjore, Korporata do të ndërmarrë procedurat për konsolidimin e pronave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër detyrë e rëndësishme e Korporatës do të jetë hartimi, në bashkëpunim me skuadrën fituese të konkursit ndërkombëtar publik të 4 qershorit 2025, i konceptit të zhvillimit urban të zonës, ku do të zbatohet projekti “Hospitality Albania, Vlorë”. Institucionet shtetërore të përfshira në proces do të duhet të vënë në dispozicion informacionin dhe dokumentacionin e kërkuar brenda pesë ditëve nga marrja e kërkesës zyrtare nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Gjithashtu, Korporata dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare janë autorizuar të lidhin brenda 30 ditëve një marrëveshje bashkëpunimi që do të përcaktojë standardet, metodologjinë dhe kushtet e bashkëpunimit për zbatimin e projektit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmes këtij vendimi, qeveria synon të përshpejtojë procedurat e identifikimit dhe organizimit të pronës shtetërore në funksion të zhvillimit të projektit “Hospitality Albania, Vlorë”, i cili konsiderohet një investim me interes për zhvillimin urban dhe turistik të zonës. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Projekti:

Rezidenca qeveritare në Vlorë prej 1644 m² që përdoret nga qeveritarët do të kthehet në një fshat turistik të gdhendur në dru, që do të këtë prioritet turistët e luksit.

Përveç strukturave aktuale, do të ngrihen dy hotele që do të jenë të lidhura me një pishinë, e përreth do të ketë shtëpiza druri 2 katëshe. Ky kompleks i ri s’do jetë vetëm turistik por edhe shëndetësor.

Do të ketë edhe vend për, joga, terapi, meditim dhe klasa arti. I gjithë ndërtimi do të jetë i rrethuar me një unazë rrugore të brendshme, për akses me mjete, biçikleta etj. Ky projekt që u shpall fitues u propozua nga studio “Practica”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?