Irani: Do sulmojmë bazat ushtarake të SHBA

Këshilltari ushtarak i Udhëheqësit Suprem të Iranit deklaroi se reagimi i vendit të tij ndaj vrasjes së një prej komandantëve më të rëndësishëm nga Shtetet e Bashkuara, do të jetë një përgjigje ushtarake në bazat ushtarake të SHBA-së.

Në një intervistë për CNN, Hossein Dehghan, këshilltari kryesor ushtarak, dhe më afër Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Khamenei tha: Përgjigja do të jetë ushtarake dhe në vendet ku ka baza ushtarake amerikane.
“Udhëheqja jonë zyrtarisht ka njoftuar se ne kurrë nuk kemi kërkuar luftë dhe nuk do të kërkojmë luftë,” deklaroi Dehghan.
“Ishte Amerika që e ka filluar luftën. Prandaj, ata duhet të përballen me reagime e duhura për veprimet e tyre. Kjo luftë mund të përfundojë vetëm kur amerikanët të marrin një goditje të njëjtë me goditjen që na shkaktuan.”
Presidenti iranian Hassan Rouhani deklaroi ditën e djeshme se Shtetet e Bashkuara bënë një “gabim të rëndë” me vrasjen e komandantit iranian Qasem Soleimani dhe Presidenti i SHBA Donald Trump u përgjigj në Twitter, duke shkruar se nëse Teherani sulmon pasuritë amerikane, SHBA do të godasë shumë më keq dhe shumë shpejt.
“SHBA ka në listë 52 objektiva iraniane, u shpreh Trump në një postim në Twitter”.

Përshtati: Lindita Kokoli, Koha Jonë

Burimi: CNN

 

SHKARKO APP