TCH: Irani mund të godasë Shqipërinë me dronë

Lajmet e sotme të Top Channel theksuan se mediat qeveritare të Iranit paralajmërojnë se do të godasin Shqipërinë me dron që nuk kapen nga radarët.

Synimi mbetet goditja me dron e qendrës ku strehohen muxhahedinët në zonën e Durrësit.

Shërbimet intelegjente iraniane janë duke punuar se si të zhdukin opozitën iraniane e cila strehohet në Shqipëri e ku llogariten se janë mbi 3 mijë veta.

Swiss Digital Desktop Reklama

TCH nënvizoi se Irani akuzon opozitën iraniane e cila ndodhet në Shqipëri edhe për protestat e fundit në Iran.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat qeveritare te shtetit iranian shkruajnë se do të godasin me dron që janë shumë të sofistikuar dhe që lëvizin me distanca të largëta.

“Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli portalit Iranian “Front Page” (Faqja e parë), ku citohet një shkrim i një gazete qeveritare iraniane.

Gazeta qeveritare e Iranit duke cituar Ministrinë e Inteligjencës thotë se opozita MEK e strehuar në Shqipëri,  ka rrolin e saj në protestat masive të ditëve të fundit në disa qytete të  Iranit.

“Irani i jep të drejtën vetes që përballë veprimeve të MEK, të shënjestrojë bazën e tyre”.

Në artikull, edhe njëherë tjetër shfaqet retorika kërcënuese e Iranit ndaj vendit tonë, me të vetmin shkak, strehimin e rreth 3.000 anëtarëve të opozitës iraniane në vitin 2016.

Në fakt javët e fundit edhe në Ukrainë dronët iranianë të blerë nga Rusia po godasin fort ushtrinë e Ukrainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?