Irani nis sulmin, lëshon dhjetëra dronë e raketa drejt Izraelit. Reagon SHBA: Mbështetja për Izraelin e palëkundur
Këtë mbrëmje, të datës 13 prill, Irani ka nisur sulmin hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar dhjetëra drone kamikazë. Bashkë me dronët janë nisur edhe raketa.
Duan disa orë të arijnë në Izrael, ndaj gjithë mbrojta ajrore e Izraelit është në gatishmeri. Mes Iranit dhe Izraelit janë Iraku, Siria dhe Jordania, prandaj duhen disa orë që dronët dhe raketat iraniane të arrijnë në Izrael.
Teherani kishte paralajmëruar prej ditësh se do të përgjigjej ashpër ndaj izraelitëve, pasi këta të fundit bombarduan konsullatën iraniane në Siri, duke vrarë 7 persona që ndodheshin brenda.
Zyrtarët amerikanë paralajmëruan më herët për sulmin masiv iranian në përgjigje të sulmit izraelit në ambasadën e Iranit në Damask, ndërkohë Garda Revolucionare e Iranit konfiskoi të shtunën një anije transporti që “lidhet me regjimin sionist (të Izraelit)” afër Ngushticës së Hormuzit”,-njoftuan mediat shtetërore në Teheran.
Shtëpia e Bardhë kritikoi konfiskimin e anijes së transportit, e cila është pronë britanike. SHBA deklaroi se është me Izraelin dhe do ta mbështesë ushtarakisht.
Presidenti Biden po informohet rregullisht për situatën dhe do të takojë së shpejti ekipin e tij të sigurisë kombëtare.