”Irena Gjoka jo në kushtet për të qenë gjyqtare”, Gjokutaj: Procesi ndaj Sali Berishës është politik

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj thotë se Irena Gjoka nuk është në kushtet për të qenë gjyqtare. Sipas tij, pala mbrojtëse e Berishës do të kërkojë përjashtimin e saj, duke shtuar se procesi ndaj ish-kreut të qeverisë është politik.

”Kemi ardhur në dijeni përmes shtypit grek për vendimin e Gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares që të hyjë në zonën Shengen për 10 vite. Kjo nuk është deklaruar në formularin e deklarimit. Ne kemi kërkuar që gjyqtarja Irena Gjoka të largohet nga kjo çështje.

Ne do të bëjmë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Gazeta Prototema parashtron faktin që Gjoka ka qenë e dëbuar nga Greqia. Gjoka as ka mohuar dhe as ka pranuar akuzën. Gjykata greke pranon ndalimin e gjyqtares. Ne pretendojmë njëanshmëri nga gjyqtarja Irena Gjoka. Nuk ka arsye që të mbahet në këmbë ndonjë masë për Berishën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?