Irfan Hysenbelliu në SHBA për ura miqësie mes Shqipërisë dhe Amerikës

Presidenti i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu, është pritur në një takim zyrtar në Nju Jork nga z.Bruce Arthur Blakeman, Ekzekutivi i Qarkut Nassau dhe një nga figurat më të afërta republikane me Presidentin Donald Trump.
Irfan Hysenbelliu, i shoqëruar nga djali i tij, Fatmir Hysenbelliu, po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara, ku do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të biznesit dhe politikës amerikane.
Në thelb të kësaj vizite mbetet ndërtimi i urave të komunikimit dhe nxitja e investimeve të reja shqiptaro-amerikane.