Irma, vajza me sindromën Down që dashuron pikturën
Nga:Redjon Shtylla
Takimin e kishim lënë në orën 10:00 tek Fondacioni Down Syndrome Albania. Ajo që më ngacmonte, ishte sikur të kisha pritur viteve për të takuar Irmën. Minutat po më dukeshin orë, zemra po më rrinte fort, ishte një emocion që nuk e kisha ndjerë më parë, diçka e re po trazonte mendimet e ndjesitë e mia. Mos ndoshta kishte të bënte me faktin se po të përshkruaj Irmën, një fëmijë me sindromë Down, jo nuk kishte të bënte fare me këtë fjalë kaq paragjykuese, po emocionohesha aq shumë se nuk dija si ta nisja këtë shkrim.
Irma erdhi me vonesë tek Fonadacioni, jo për shkak se nuk dëshiron të vijë në qendër por sepse çdo të shtunë së bashku me babin e saj, ajo duhet të niset herët nga Bulqiza nga aty ky jeton me familjen për të ardhur në Tiranë. Pyes veten se çfarë mëkati ka bërë ajo familje që të vuajë faktin jo se ka Irmën me aftësi të kufizuar por që jeton në Bulqizë, larg mundësive e ku shpresa për kurim është si një fije e hollë peri, por që fija është këputur pa u lidhur. Programi i së shtunës në qendër është i fokusuar tek aktivitet, në mënyrë që fëmijët të bashkëpunojnë e të ndihen më social.
Të gjithë me sytë e kthyer nga dera po prisnim Irmën, një ndër ta isha dhe unë. Nëna e një fëmije aty pranë, e qeshur tha: “Erdhi Irma”, menjëherë u gëzova aq shumë, sa asnjëherë në jetën time. Të gjithë e dashuronin 16 vjeçaren Nika, e kush nuk mund ta dashurojë një fëmijë si ajo, sapo erdhi vura re se lëkura e saj e bardhë si bora ishte kuqur nga dielli, e disa pika djersë po i rrëshqisnin nëpër fytyrë. I përshëndeti të gjithë, një tip i komunikueshëm do ta cilësonin specialistët e komunikimit. U ulur me shokët e shoqet e saja por diçka po e shqetësonte, e kuptova, diçka po kërkonte por që me vështrimin e saj të sinqertë, me sytë si kristal nuk po e gjente. Në atë ambient ajo nuk po gjente instruktorin i cili e ndihmon për të vizatuar, ai kishte munguar, nuk kishte ardhur. U mërzit e me të drejtë sepse për shkak të një punimi të saj mora inspirim për të shkruar. Irma me fantazinë e saj përdor aq miqësisht ngjyrat, ajo ju flet atyre pa ndrojtje, plot me gjallëri, pikërisht janë këto ato janë një ndër instruksionet më të vlefshme që Irma ka, pasi kreativiteti i saj, nuk njeh rregulla orientimi e që imazhet që ajo i kthen në piktura të gjalla.

Nuk po ja shqisja sytë në asnjë sekondë, po ngjaja sikur po shikoja ndonjë alien, por thellë-thellë besoj që ajo që më intrigoi, ajo që më ngacmonte mua ishte përqendrimi që krijonte Irma, herë e qeshur e herë e mërzitur por asnjëherë e papërqendruar, shikonte çdo milimetër hapësirë, vështronte me admirim shokët e saj, nëpërmjet ekranit sepse ata po ushtroheshin. Të gjithë po prisnim kur do të fillonte dhe aktiviteti në kuzhinë. Sytë e saj po fluturonin nga gëzimi sepse kuzhina është një nga pikat e dobëta të Irmës, edhe aty kreativiteti, besimi e pasioni u bashkonin së bashku, e të tria krijonin një element të vetëm, e kush tjetër veç se emri Irma. Për të gatuar kishin supë me perime, vullnetari që i ndihmonte në këtë proces ishte një i ri, por që Irma nuk kishte nevojë për këshilla, ajo vajzë kishte lindur për tu bërë një Master Chefe, ndoshta në një jetë tjetër Irma nuk do të kishte kaq fat, ju do të thoni pse? Po sepse të kesh pasionin, besimin, fokusimin, e të ndjekësh me sy çdo hap e çdo proces pune, e shikoj pak të pamundur tek ne të tjerët, por prandaj është e veçantë Irma jo se ka një problem të vogël, por ka një problem të madh që bën pjesë në një shoqëri ku po humbet vlera dhe emocionet e ndjesitë pozitive, nuk ka Irma të dytë në botë, që ta dashurojë me shpirt atë që realizon, atë që ajo pikturon apo atë që gatuan, do të dëshiroja të isha sa 1% e 100% Irma.

Një detaj që më bëri përshtypje tek engjëlli i vogël, ishte butësia e saj, brishtësia, ëmbëlsia dhe dashuria me të cilin ajo ju falte stafin por dhe punës që kishte në duar. Ajo është ndryshe nga ne, po është ndryshe dhe e them me pa e paragjykuar, sepse të jesh ndryshe në këtë botë nuk është mëkat por guxim që Irmës së dashur nuk i mungon, të flet, të dëgjon, të respekton, të vlerëson edhe të buzëqesh nëse ti e sheh me dashuri e jo me dhembshuri, pasi ajo nuk ka nevojë për mëshirë por ne njerëzit e thjeshtë edhe ndjenjën e mëshirës që mund ta marrim nga Irma, duhet ta vlerësojmë. Ajo e thotë me zë të lartë, po jam ndryshe, është në rregull dhe ja ku jam, e fuqishme si gjithmonë.
Pasi preu të gjithë perimet së bashku me shoqen e saj, procesi mbaroi e unë po prisja se çfarë ajo do të bënte, pra hapi i saj i radhës, por më la me gojë hapur dhe unë i ndjeva arrogant sepse po prisja ndonjë çudi, kur ajo thjesht shkoi në tualet dhe lau duart, një gjest që ne e kemi harruar dhe shumë shpesh e harrojmë, por Irma me veprimin e saj, shkaktoi tek unë një ulje koke dhe një kuqe fytyre.
Pasi e përfundoi supën, ishte radha e kekut për tu përgatitur, ishte dhe pjesa që Irma e pëlqente më së shumti. Përpilonte çdo hap dhe i kryente punët me shumë përgjegjësi dhe me një besim tek vetja e saj, një njeri pragmatik. Kujdesi i sajë ishte i admirueshëm, emocionues, rrëqethës, drithërues, edhe miliona fjalë të vendos nuk e tregojnë atë që Irma prezanton. Pasi dhe keku u përgatit për në furrë të gjithë u shpërndanë por ajo jo, qëndroi aty tek tavolina e punës e si një nënëloke e madhe, pastroi tavolinën, nuk la asnjë thermi, asnjë mbeturinë mbi tryezën e punës. Më buzëqesh dhe niset me një frymë tek çanta e saj, ju do thoni se për çfarë kërkonte, edhe unë e pyeta veten. Ajo nxori nga çanta e saj aparatin fotografik, e nisi të bënte foto por jo vetes por të tjerëve, dashuria e saj për ne nuk kishte kushte, nuk kishte fjalë, as filozofët e mëdhenj nuk do të mundin të krijonin fjalët e tyre të magjishme përpara vlerave të veprimeve që Irma përcolli. Fotot i kap vetë se dëshiron të fiksojë çdo moment, se momenti për të kishte rëndësi, dhe ajo e respektonte këtë gjë. Shërbeu ushqimin me ndihmën e stafin, u buzëqeshte të gjithëve, ajo nuk njihte asgjë negative, as sharje e as ofendime, e si mund ti njohë ajo që është një diamant i pagdhendur që shndrit në çdo grimcë të qenies së saj, të horizontit të Irma Nika, një heroinë e pa lodhur e vetes dhe një paqësore e devotshme, në një botë gjahtarësh. Të kesh gjithë botën e të duash një njeri, e kjo nuk është narciste, se dashuria që ka ajo për të tjetër, ajo dhuron mirësi tek të gjithë, është unikale.

Piktorët ndoshta do ta pikturonin më mirë me ngjyrat e tyre, se fjalët ndoshta nuk mjaftojnë. Tek Irma shoh një vullkan dëshirash që janë të grumbulluara aq bukur e aq në mënyrë fisnike, sa atë e bëjnë unike në atë që është, një heroinë që lufton çdo ditë me sfidat që jeta e përball, por ajo nuk dorëzohet se beson tek fuqia e saj e brendshme dhe ja ka dalë, ka fituar sfida dhe ja ku është sot. Irma është ndryshe, dhe ajo është pafundësisht e lumtur sepse ja ku është, një model frymëzimi për të gjithë, bukuria e jashtme nuk ka rëndësi se me kalimin e viteve plaket por bukuria e brendshme ngelet gjithmonë, e Irma këtë sfidë e ka fituar, ajo qëndron me kokën lart duke dhënë leksione jete.

KOHA JONË SONDAZH

