Ironia e prokurorisë me vendimin për Arben Frrokun: Gjykata foli!

 

Prokuroria do apelojë në mënyrë të menjëhershme vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë.

Ky verdikt u quajt i padrejtë, pasi u anashkaluan si asnjëherë më parë prova shumë të forta. “Provat ishin bindëse, siç e kuptoni edhe vetë është rrëzuar një dëshmi e personit që ka parë krimin dhe autorin, një precedent i rrallë ky.

Por vendimi do apelohet”, thanë burime nga organi i akuzës për gazetën “DITA”.

Ata do presin vendimin e zbardhur nga trupa gjykuese, për të ndërmarrë apelimin sipas procedurave. Pritet me interes edhe mënyra se si është rrëzuar rrëfimi i dëshmitarit të mbrojtur, argumentet juridike të përdorura.

Ndërsa për të komentuar vendimin, burimi zyrtar i prokurorisë e mbyll me fjalinë ironizuese: “Gjykata foli!”.

SHKARKO APP