Ironia e Ylli Manjanit: Të rroni e ta kujtoni!
Analisti dhe juristi Ylli Manjani e ironizoi konferencën e sotme për drejtësinë me një postim të shkurtër online.
“Te Rogneri parkova biçikletën dhe thashë të pi kafenë e përditshme.
Pashë shumë makina të zeza. Zyrtarë të qeverisë, shtetit e drejtësisë me kostume te zinj. Edhe ambasadorë të veshur me të zeza.
-Ç’është ky mort?- pyeta te recepsioni.
-Është dita e drejtësisë- më tha punonjësja.
-Qenka me gjithë mend mort.
-Të rroni e ta kujtoni!- i thashë vetes dhe u nisa për gjyq,” shkruan Manjani, kur dihet se shumë gjykata janë mbyllur e ku qindra mijë dosje janë nëpër sirtare pa u gjykuar prej shumë vitesh.