Ish-agjenti i infiltruar: Shqiptarët kontrollojnë tregun e kokainës me vlerë 5 miliardë stërlina
E përditshmja britanike “The Sun” ka publikuar një shkrim ku rendit grupet kriminale në Londër sipas nacionaliteteve.
Përmes një harte janë publikuar zonat e influencës ku veprojnë këto grupe. Sipas “The Sun”, grupet shqiptare janë kontrollues të tregut të kokainës, me bazë në lindje të kryeqytetit britanik.
Ato somaleze në veri lindje, skuadrat vrasëse me pagesë ruse në perëndim, turqit në jug, xhamajkjanët në veri dhe grupet italiane e ato nigeriane në të gjithë Londrën.
Neil Woods, një ish agjent i infiltruar I policisë londineze ka deklaruar se “shqiptarët tashmë kanë një rol dominant global përsa i përket tregtisë së drogës me vlerë 5 miliardë stërlina në vit në Britaninë e Madhe”.