Ish-ambasadori: Gruevski u arratis në këmbë, në Bllacë nuk ka sistem TIMS

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku mendon se ish-kryeministri Gruevski nuk ka përdor asnjë nga pikat e rregullta kufitare shqiptare por mund të jetë arratisur në këmbë në Bllacë, në veri-lindje të vendit, e cila nuk ka sistem TIMS.

I ftuar në edicionin qendror të lajmeve në ”ABC News” përballë gazetares Mirela Milori, ai shtoi se largimi i tij ka qenë i mirë-përgatitur. ”Maqedonia në pikat kufitare është strikte dhe korrekte, largimi i tij do të linte gjumë. Njoftimi i policisë shqiptare nuk tregon se ne cilën pikë hyri. Kjo tregon se ai nuk ka përdorur asnjë nga pikat e rregullta kufitare. Ai mund të ketë kaluar në një pikë ku nuk funksionon sistemi tims afër Maqellarës, nuk është e mirëfilltë një pikë e kufirit dhe nuk përdoret gjerësisht. Mund të ketë kaluar dhe në këmbë dhe në anën tjetër të kufirit makina e ambasadës hungareze mund ta ketë marrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?