Ish-ambasadori Minarolli dy pyetje për Ramën: Dërgimi në Hagë i çështjes së “Detit” është i paqartë

Ish-ambasadori dhe politikani Vili Minarolli e konsideron të vlefshëm faktin që çështja e detit do t’i kalojë Gjykatës së Hagës, ashtu sikundër kërkon që Qeveria e Shqipërisë t’u përgjigjet dy çështjeve që sipas tij, janë të paqarta lidhur me këtë dakortësi mes Greqisë dhe vendit tonë për t’iu drejtuar Hagës.

“Siç edhe dëgjuam nga konferenca e shtypit, u ra dakord që zgjidhjen e shelfit kontinental Shqipëri- Greqi ta japë Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Për mua janë të paqarta disa pyetje që ndoshta dikush me më shumë njohuri mund të m’i sqarojë:

  1. Çfarë projekti do i paraqitet Gjykatës? Me sa jam në dijeni zyrtarisht dhe publikisht i njohur është vetëm një projekt që u nënshkrua në vitin 2009. Në qoftë se ka edhe një projekt tjetër, veç deklaratës të KR për lejimit të 18 miljeve për Greqine, mirë do ishte të bëhej publike .
  2. Në qoftë se në Gjykatë paraqitet varianti për të cilin dy qeveritë kanë rënë dakord në vitin 2009, si bëhet me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010?

Do të kisha dëshirë që këtë pyetjen e dytë ta sqaronte një konstitucionalist”, shprehet ish-ambasadori Vili Minarolli.

SHKARKO APP