Ish-ambasadori Nezo: Kampi, bombë me sahat, asnjë shtet nuk e pranon

Kampi i refugjatëve që do të vijnë nga Italia në Shëngjin është tema që ka ndezur politikën në debate të ashpra. Ish-ambasadori Agim Nesho u shpreh kritik lidhur me këtë pakt, duke thënë se ky është një moment dramatik për popullin, pasi Italia ka kërkuar nga gjithë vendet e Mesdheut një “nder” të tillë, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar. Nesho shtoi se kampi i emigrantëve është “bombë me sahat”, si për sigurinë ashtu edhe për problemet e ndryshimit të demografisë.

“Ky është një moment dramatik për popullin. Ka kërkuar Meloni nga gjithë vendet e Mesdheut dhe nuk kanë pranuar. Kroacia ka ishuj pafund dhe nuk ka pranuar, sepse është një bombë me sahat, si për sigurinë, edhe për problemet e ndryshimit të demografisë.

Ka vende të tjera që nuk kanë pranuar edhe kur i kanë ofruar 1 miliardë euro si Tunizia. Ky shkon si kavalier dhe meqë u mërzit Meloni ky shkon ta ndihmojë. Ky vetë ofrohet. Është një pasiguri që po shkatërron vendin. Nesër i vjen Gjermania dhe i kërkon të mbajë mbetjet atomike, ky shkon dhe i merr e na helmon. Ky nuk mund të mbrohet. Sikur ka marrë përsipër të shkatërrojë vendin”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?