Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ish-deputetët e PD-së në Shkodër: Qeveria të rrisë numrin e testimeve dhe të bëjë transparencë!

Aktualitet E hënë, 6 Prill 2020 19:13
Ish-deputetët e PD-së në Shkodër: Qeveria të rrisë numrin e testimeve dhe të bëjë transparencë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetët demokratë të qarkut të Shkodrës kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku i bëjnë apel qeverisë të rrisë urgjentisht numrin e testimeve për koronavirusin,

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Po ashtu, ata i kanë thirrje qeverisë të bëjë transparencë maksimale dhe të informojë e bashkëpunojë me autoritetet vendore për evidentimin, testimin, gjurmimin epidemiologjik dhe izolimin e trajtimin e të gjitha rasteve të infeksionit.

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 6 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 7 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 7 orësh

Deklaratë e përbashkët e përfaqësuesve të partisë demokratike, dega Shkodër, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka dhe Bardh Spahia:

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Të dashur bashkëqytetarë, Për fat të keq Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri janë katër qarqet me numrin më të lartë të personave të prekur nga koronavirusi. Gjatë këtyre 3 javëve, kemi përsëritur apelin e vazhdueshëm ndaj Qeverisë që të mos përjashtojë nga harta e testimeve Qarkun Shkodër, me qëllim që të identifikohen në kohë personat e prekur, të izolohen dhe diagnostifikohen në kohë.

Për fat të keq, ky apel u dëgjua shumë vonë dhe numri i personave të prekur është rritur gjatë ditëve të fundit.
Të shqetësuar thellësisht për këtë, duam fillimisht të shprehim ngushëllimet për familjen e të ndjerës që humbi jetën nga COVID-19 pa mundur të kurohej dhe të urojmë shërimin sa më parë të të gjithë bashkëqytetarëve që po marrin trajtim mjekësor për shkak të këtij virusi.

Duke u nisur nga situata, i bëjmë fuqimisht edhe një herë apel Qeverisë të rrisë urgjentisht numrin e testimeve, të bëjë transparencë maksimale dhe të informojë e bashkëpunojë me autoritetet vendore për evidentimin, testimin, gjurmimin epidemiologjik dhe izolimin e trajtimin e të gjitha rasteve të infeksionit.

Të dashur bashkëqytetarë të Qarkut Shkodër,
Përsërisim thirrjen që të respektojmë, bashkërisht, të gjitha kufizimet dhe rregullat e lëvizjes të shpallura nga institucionet shëndetësore në vend. Është e domosdoshme që të ndjekim këshillën e tyre për distancimin fizik dhe daljen nga shtëpia vetëm për arsye madhore.

Të dashur bashkëqytetarë,
Jemi thellësisht të shqetësuar nga qindra mesazhet që na vijnë çdo ditë për vështirësitë tuaja ekonomike, për njoftimet që keni marrë për largimet nga puna në biznese private.

Jemi të trishtuar nga gjendja e të papunëve dhe famijeve në nevojë, që po ndihmohen vetëm nga biznesi privat, shoqëria civile dhe Bashkia Shkodër, për aq sa janë kapacitetet financiare dhe njerëzore.

E dimë që më shumë se të tjerët, punonjësit në bizneset private, të vetëpunësuarit apo bizneset e vogla, të papunët dhe familjet në nevojë, në qarkun Shkodër, jeni duke e përjetuar disafish më rëndë krizën e shkaktuar. Jemi të ndërgjegjshëm se shumë prej jush, sot ndjejnë më shumë ankth nga pasiguria për bukën e fëmijëve dhe ekonominë e familjes tuaj.

Mirëpo kjo pasiguri do të marrë fund dhe ditë më të mira do të vijnë për çdo qytetar të Shkodrës dhe Qarkut Shkodër. Në këtë moment ajo që ka rëndësi për secilin prej nesh, demokrat, socialist apo pa parti është jeta dhe shëndeti i çdo qytetari.

Në këtë betejë jemi të gjithë bashkë dhe po bashkë do ta kalojmë.
Për këtë arsye, ripërsërisim apelin tonë që të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të mbrojtur veten, familjarët tanë dhe bashkëqytetarët tanë. Të zbatojmë rregullat e distancimit fizik, të ndjekim me përpikmëri këshillat e mjekëve dhe të raportojmë në kohë çdo shqetësim shëndetësor dhe çdo dyshim, pranë Shërbimit të Urgjencës.

Përsërisim thirrjen ndaj Qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të angazhohet pa diskriminim në mbështetje të familjeve dhe bizneseve në nevojë. Retorika e sulmeve, ndasive dhe diskriminimi duhet të marrë fund menjëherë! Shkodra ka qenë, është dhe do të jetë përherë krenaria e Shqipërisë!

Etiketat e lidhura

PDqeveriaShkoder
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.