Ish-deputetët e PS kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë

Dy ish-deputetët e PS, Arben Çuko dhe Arben Ndoka kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Ky vendim u dha më herët nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime e Rënda.

Kërkesa e Çukos dhe Ndokës u dorëzua nga avokatët e tyre, Maks Haxhia dhe Ardian Leka, por seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë është shtyrë.

Çuko dhe Ndoka u arrestuan në Tetor të vitit të kaluar në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4” së bashku me 44 persona të tjerë. Në fillim, gjykata i la në burg, por më vonë, ua ndryshoi masën e sigurisë në “arrest shtëpie”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputeti Ndoka dyshohet se ishte i përfshirë në tjetërsimin e pronave tek zona e “Ranës së Hedhun” në Lezhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Arben Çuko akuzohet se ka abuzuar me detyrën, pasi dyshohet se kishte marrë para për transferimin e një të burgosuri dhe se për këtë favor, ishte paguar nga Jasin Avdyli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?