Ish-deputeti demokrat: I papërgjegjshëm dhe arrogant! Rama duhet të japë llogari për lekët

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i thotë kryeministrit Edi Rama që në vend që t’u kërkojë llogari qytetarëve se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet, duhet të japë shpjegime, sipas tij për paratë që ka shpërdoruar këto 7 vjet qeverisje.

Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanê dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen!

Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës! Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit” shkruan ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?