Ish-deputeti maqedonas: Skënderbeu është i yni!
Në Maqedoni është rihapur sërish çështja e origjinës së Skënderbeut.
Kjo, nga një shkrimi i ish-deputetit Filip Petrovski, sipas së cilit Skënderbeu nuk është shqiptarë por maqedonas.
Petrovski shkruan se Gjergj Kastrioti është “‘leksandri i dytë maqedonas’, i lindur më 6 maj të vitit 1405; ndërsa ka ndërruar jetë më 17 janar të vitit 1468 dhe është i varrosur në Krujë.”
Sipas tij, heroi kombëtar shqiptar, ka qenë sundues i Maqedonisë dhe i Epirit me seli në Krujë, që nënkupton Shqipërinë e sotme; gjegjësisht Maqedoninë perëndimore ose Maqedoninë malore. Ai ka qenë birë i Ivanit dhe Voisllavës.
Ndryshe, Voisllava ka qenë motra e Kralit Marko, e bija e sunduesit nga Prilepi, Vollkashin, i cili ka qenë vëlla i Ugleshës. Gjergj Kastrioti në moshën e re është dërguar nga babai i tij Ivan që të ndjekë shkollimin në Venedik të Italisë, ku ka mbaruar shkollën ushtarake. Ish-deputeti maqedonas mes tjerash shkruan se “mirditët gego-arnaut”, që nënkupton shqiptarët, për heroin e tyre nuk i kanë kushtuar asnjë këngë.
“Çfarë paradoksi!? Për këtë nuk nevojitet ndonjë koment”, shkruan mes tjerash Petrovski.
Ai më pas shton se “Skënderbeu e ka emrin Gjorgji Kastrioti dhe jo Gjergj Kastrioti, siç njohin shqiptarët.”
Për Skënderbeun pretendime kanë nxjerrë dhe grekët duke pretenduar se është i tyri, me emrin Georgis Kastriotis.
KOHA JONË SONDAZH

