Ish-deputeti Neranxi denoncon shefin e policisë së Kuçovës: Më kërcënoi me jetë

 

Ish –deputeti Nikollaq Neranxi ka denoncuar shefin e komisariatit të policisë së Kuçovës. Biznesmeni Neranxi pretendon se ai e ka fyer dhe e ka kërcënuar me jetë. Kërcënimi, sipas tij, ka ndodhur në Porto Palermo ku Neranxi dhe kryepolici i Kuçovës i kanë shtëpitë pak metra larg njëri – tjetrit. Neranxi është shprehur se nuk e dinte që personi që e kishte kërcënuar ishte drejtues i policisë dhe sapo është njohur me këtë fakt e ka denoncuar atë pranë SHKB –së.

SHKARKO APP