Ish-deputeti publikon videon: Policia terrorizon votuesit e PD-së
Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, ish-deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi publikon një video të policisë në këtë qytet e cila sipas tij terrorizon shtëpitë e simpatizantëve të PD-së. Ish-deputeti ndërsa i bën apel Policisë së Shtetit të mos shkelë ligjin, shkruan se këto kontrolle kanë qenë pa mandate.
“Policia e inkriminuar, pa mandat kontrolli, hyne ne banesat e qytetareve te ndershem, ne Peshtan te Fierit, ushtron presion, mbi banoret, duke i selektuar, sidomos tek votuesit dhe mbeshtetsit e Partis Demokratike.tek ata qe jane aktiv ne protestat e PD.
I bej thirrje, policise, mos shkelni ligjin, boll, me presione, mjafte me intimidime, nuk na trembni dot, ne nuk do te ndalemi, deri ne rrezimin e qeverris se krimit dhe te jeni te sigurt, se kush do nga ju ,qe shkelni ligjin, beni presione, dhe e shnderroni veten ne polici politike , te rilindjes, do te mbani pergjegjesi.”-shkruan Baçi krahas videos.
KOHA JONË SONDAZH

