Ish-deputeti Tavo: Karantinim për të gjithë Parlamentin

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, përmes një postimi në facebook, ka bërë thirrje që Parlamenti të mbyllet. Thirrja vjen pasi deputeti Ralf Gjoni bëri me dije se është pozitiv me Covid-19 dhe ka qënë në Kuvend dhe rreziku se deputetë të tjerë e jo vetëm të jenë prekur është i madh.

”EMERGJENTE tamponi për të gjithë deputetët dhe karantinim për të gjithë Parlamentin”. Më 30 korrik mbyllet sesioni parlamentar, por në dy ditët e ardhshme do të zhvillohen dy seanca të parlamentit, teksa në njërën prej tyre do të miratohen ndryshimet kushtetuese për koalicionet dhe listat.

“Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare. Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin”,- shkruajti mëngjesin e sotëm Ralf Gjoni në një postim në facebook.

SHKARKO APP