Ish-deputetja e PD denoncon me video: Sjellja arrogante e Ramës ndaj të rinjve frymëzon dhunë brenda komisariateve të Policisë

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka publikuar një video nga komisariati i Bulqizës ku shihet një i ri i gjakosur nën praninë e policëve.

Çupi shkruan se i riu është dhunuar nga polciët në komisariatin e Bulqizës pasi frymëzohen nga sjellja arrogante e Ramës ndaj të rinjve.

Sipas ish-deputetes kjo është Policia që nuk duam dhe duhet me patjetër ndryshim.

STATUSI NGA DHURATA ÇUPI

Dhuna shtetërore ka emër. Ai quhet Edi Rama. Sjellja e tij arrogante, përçmuese dhe gjuha e të fortit ndaj të rinjve vazhdon të frymëzojë dhunë brenda dhe jashtë komisariateve të policisë. Kjo është policia që nuk duam, ky është kryeministri që nuk na duhet! Mjaft më me dhunë! Na duhet ndryshim!

SHKARKO APP