Ish-deputetja e PD-së jep dorëheqjen, nuk pranon të jetë në listën e hapur

Selia blu nuk është e qetë nga dorëheqjet. Ish-deputetja e PD-së Eleina Qirici, ka dhënë dorëheqjen nga gara e zgjedhjeve të 11 majit.

Një gjë e tillë është pranuar nga drejtuesi politik i qarkut të Korçës të PD, Ivi Kaso.

Ai bëri me dije se pjesë e listës nuk do të jetë as përfaqësuesi i minoritetit maqedonas, Ernest Koce i cili është zëvendësuar tashmë me korçarin Fidel Kreka.

Ky i fundit në Primare, mori 303 vota, duke u shpallur kandidati më i votuar në qytetin e Korçës.

SHKARKO APP