Ish-deputetja e PD-së takon Dritan Zaganin
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj, ndodhet në Zvicër, aty ku është takuar me ish-shefin e antidrogës, Dritan Zaganin. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar Zaganin si idhtarin e antikrimit politik.
”Fundjavë politike. Me Zaganin, idhtarin e antikrimit politik”, shkruan Hajdarmataj në ‘Facebook’.
Kujtojmë se Zagani ndodhet në azil jashtë Shqipërisë, pasi denoncoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin për lidhje me bandat e drogës.
KOHA JONË SONDAZH

