Ish-drejtori i lojërave të fatit Besnik Çobaj dhe vartësi i tij, në gjyq

Prokuroria çon në gjyq, nën cilësinë e të pandehurve, pas akuzave që u janë ngritur pak muaj më parë,  ish- Drejtorin e përgjithshëm të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Besnik Çobaj, si dhe ish- vartësi i tij, Nikolin Gjeka.  Dy ish zyrtarë të lojërave të fatit do të gjykohen mbi akuzat që u janë ngritur për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh” në bashkëpunim, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 250 mln lekë (të reja). Çobaj dhe Gjeka edhe pse janë njoftuar nga inspektorët e terrenit, se shumë pika bastesh dhe lojra të fatit funksiononin pa liçencë, ata nuk kanë marrë masa për mbylljen e tyre. Gjithashtu, akuzohen se nuk kanë vjelë detyrimet dhe gjobat e papaguara, të cilat janë mbartur çdo vit, ndërkohë që subjektet në fjalë janë lejuar të vijojnë aktivitetin normalisht në treg, pa asnjë pengesë. Qeveria aktuale,me anë të një aksioni, pas ardhjes në pushtet, që e quajti "Fund Marrëzisë" mbylli shumë kazino, pika bastesh e lojëra fati. 

SHKARKO APP