Ish-drejtuesi i Top-Gear, Jeremy Clarkson për pushime në Sarandë
Jeremy Clarkson, ish-drejtuesi i Top Gear në Britani të Madhe ndodhet për pushime në Sarandë.
Ky fakt është bërë i ditur nga vet ai, i cili ka publikuar fotografi nga qyteti bregdetar në Instagramin e tij. Ish-drejtuesi i emisionit më të ndjekur për makina, në fakt e ka vizitën e dytë në Shqipëri.
Pak vite më parë, kur drejtonte emisionin Top-Gear, ishte sërish në Sarandë së bashku me stafin e tij për të xhiruar pjesë të emisionit në Llogara.
Mesa duket, Clarkson e ka shijuar eksperiencën e parë në vendin tonë dhe vendosi të rikthehej, që mesa duket ka mbërritur në Sarandë me jaht. Pas largimit të tij nga Top Gear, emisioni i famshëm për makina ka humbur popullaritet. Syri.net
KOHA JONË SONDAZH

