Ish-gardisti i 21 Janarit, sot në krye të PS: Urdhëruesit janë në ish- kupolën e shtetit!

“Nuk ka ekzistuar ‘grupi i zjarrit’. Ai u shpik pas 21 janarit”. Agron Malaj, ish-komandant i Gardës, që drejtoi njësinë e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve, flet për herë të parë pas 5 vitesh.

Në një intervistë për “Panoramën”, Malaj thotë se emërtimi “grup zjarri” është krijuar dhe përdorur nga ata që janë përgjegjësit e vërtetë të vrasjes së 4 personave në bulevard, më 21 janar të vitit 2011.

Sot Malaj është drejtori i OSHEE-së për Divizionin e Burrelit dhe kryetar i Partisë Socialiste Mat, i anatemuar nga politikanët dhe media për ngjarjen e 21 janarit, por dhe emërimin e tij në këto detyra.

Megjithëse Malaj flet për herë të parë pas një periudhe 5-vjeçare, sërish ai tregohet i rezervuar për shkak të faktit se kjo ngjarje po hetohet nga drejtësia shqiptare.

Kryefjala e prononcimit të gardianit Malaj është fakti se, më 20 janar 2011, nuk ka dokumente të shkruara për “grupin e zjarrit”, ndërkohë që kjo është “shpikur” më 24 janar nga drejtuesit e Gardës së Republikës.

Dhe në fund akuza: “Urdhëruesit dhe përgjegjësit e vrasjeve të 21 janarit janë në ish-kupolën e strukturave të larta të shtetit”

“Duke marrë shkas nga debatet e fundit në Parlament, dua të informoj gjithë shqiptarët se “grupi i zjarrit” nuk ka ekzistuar më 21 janar 2011.

Kjo gjë mund të verifikohet “Nuk ka ekzistuar ‘grupi i zjarrit’.

Ai u shpik pas 21 janarit”, shprehet ai.

“Është vërtet për të ardhur keq se si ky repart apo ky grup është etiketuar “grupi i zjarrit”, nga persona dhe caqe të caktuara, për të shmangur gjithë atë situatë. Kjo bëhet nga njerëz që janë përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit.

Unë kam pasur në vartësi grupin e ndërhyrjes dhe grupin e snajperëve. Më 21 janar, ky seksion ishte në mbështetje të njësisë së dytë, te godina e Kryeministrisë”- thote ai

SHKARKO APP