Ish i përndjekuri politik pret damarim live para Parlamentit

Dramat e ish-të përndjekurve politikë duket se nuk kanë të sosur. Kjo shtresë, ish-të përndjekurit politikë kanë protestuar sot para parlamentit të Shqipërisë për dëmshpërblimet, ndërsa brenda zhvillohej seanca plenare.

Një prej tyre, Edmond Vokshi pasi ka dhënë një deklaratë para gazetarëve, ka prerë damarët e dorës së majtë me thikë. Protestuesit e tjerë janë afruar dhe një prej tyre i ka dhënë ndihmën e parë, duke i lidhur dorën me gjak. Më pas ka ardhur ambulanca, që e ka transportuar në spital. Edmond Vokshi ka thënë para gazetarëve se është djali i xhaxhait të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. 

Por kush është Edmond Vokshi? Gazeta e të përndjekurve, Lajmëtari i Lirisë i ka bërë profilin e mëposhtëm.

Profili

I dënuar nga regjimi komunist Edmond Vokshi, humbi memorien për t’u kuruar me statusin A1, humbi shpresën për të ardhmen dhe vuan ende pamundësinë për të rritur pesë fëmijë!

Regjimi komunist nuk kurseu askënd, madje dhe në vitet e fundit të degradimit të tij ai mori jetë njerëzish dhe shkatërroi të ardhmen e mijëra familjeve shqiptare dhe një rast është edhe Edmond Vokshi.

Edmond Vokshi, i dënuar nga regjimi komunist më 1988 për propogandë, ku një vit të burgut e kaloi në burgun famkeq të Spacit dhe pas një tentative për të vrarë veten dërgohet në spitalin e psikiatrisë në Elbasan, ku dhe lirohet më 1990 më statusin A1.

Edhë bashshortja e tij, Anila Vokshi (Paja) u dënua nga regjimi komunist me pesë vite burg me akuzën tradhëti ndaj shtetit dhe vitët e fundit të regjimit komunist i bëri me punë korrektuese përveç tre viteve e burgosur politikisht nga regjimi komunist.

Kaq vite burg u deshën për familjen Vokshi që të vuanin një jetë të tërë  me pesë fëmijë sa dhe sot nuk kanë një shtëpi, një punë dhe çdo ditë e jetojnë me besimin se dicka do të bëhet për të përndjekurit politik dhe shpresa i ka mbajtur në këmbë, por jo më, pasi shpesh herë mendonë të vetëvritet në pamundësi për të përballuar jetën.

Ai sot e dinë spiunin që e ka denoncuar, madje është dhe i pushtetshëm, por ka zgjedhur të ndëshkojë veten sesa atë që e ka burgosur dhe shpresën e ka nga shteti! Edhe ligjin për hapjen e dosjeve e ndjek me interes, por për të nuk ka ndonjë rëndësi shumë të madhe pasi e njeh persekutorin e tij, problem mbetet e ardhmja e familjes së tij.

SHKARKO APP