Ish-komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn: Ballkani e ka vendin në BE
Johannes Hahn, Komisioneri Evropian për Buxhetin dhe Administratën ka deklaruar se Ballkani Perëndimor i përket Europës dhe për këtë arsye, përpjekjet e vendeve në rajon do të njihen. Gjatë intervistës për një medie kroate, u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është proces i bazuar në meritë dhe si i tillë, është në interesin e vërtetë të BE-së.
“Bëhet fjalë për eksportimin e stabilitetit në vend të importimit të paqëndrueshmërisë”, tha ish-komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe negociatat e zgjerimit. Hahn u bëri thirrje “miqve nga Ballkani” që të vazhdojnë me reformat në rrugën evropiane se këto përpjekje do të njihen.
Ndër të tjera, kujtoi se BE vendosi muajin e kaluar që të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.