Ish-kreu i SHIU-t: Sandër Lleshi ka probleme me papërshtatshmërinë

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Repolitix”, duke u shprehur se ministri i Brendshëm që pritet të dekretohet nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, mund të ketë probleme me përshtatshmërinë.

I pyetur se a mundet që një personalitet i forcave të armatosuara të bëjë rolin e ministrit të Brendshëm, Zyla u shpreh se një rast i tillë mund t’ja dali por gjeneral Lleshi mund të ketë probleme të tjera.

“Po, mund ta bëjë. Nëse personi e bën punën, ia del. Marrim rastin e Dritan Demirajt. Ka pasur edhe raste të tjera. Unë them që Lleshi mund të ketë probleme me papërshtatshmërinë. Por unë them aludoj gjithmonë”- deklaroi Zyla mbrëmjen e djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Ish-kreu i SHISH, Ylli Zyla: Sandër Lleshi ka probleme me papërshtatshmërinë

/ Report Tv

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?