Ish-kryeministri Haradinaj: Nëse ikën Thaçi, presidentin ia lemë prapë PDK

Ramush Haradinaj ka zbuluar se kush mund të jetë president në vend të Thaçit. Në një intervistë në RTV Dukagjini, ish-kryeministri Haradinaj tha se qeveria do të vazhdojë detyrën siç është deri në pranverë kur edhe mbaron mandati i Thaçit.

“Jetëgjatësia e kësaj qeveria varet edhe nga mandati i presidentit. Nëse ka befasi dhe konfirmohen aktakuzat neve na duhet kuorumi për ta zgjedhur presidentin. Një qeveri më e madhe me më shumë votë shqiptare është në interes të Kosovës. Nëse PDK dëshiron të japë kontributin e vet mund të bashkëpunojmë” – tha kreu i AAK-së.

Ai thotë se çështja e presidentit ndikon direkt në formulat e ardhshme qeverisëse.

“Nuk është lehtë të bëhen 2/3 e kuorumit. Nuk besoj se në këtë kohë krizash duhet të mbyllen dyert edhe për Vetëvendosjen. Duhet të gjendjet një formulë për qeveri gjithë nacionale. Edhe dialogu është shumë i rëndësishme”, – tha Haradinaj.

SHKARKO APP