Ish-kryeministri maqedonas: Po të bëheshin zgjedhje, 80% do votonin pro bashkimit me Serbinë

Ish- kryeministri i Maqedonisë, Lupço Gjeorgjievski, shprehet për REL se ekziston një situatë paradoksale, ku qytetarët maqedonas po mbrojnë identitetin nga grekët dhe bullgarët, ndërsa nga ana tjetër, ndodh serbizimi i Maqedonisë.

Kjo gjë më shumë shihet në programin kulturor muzikor të medieve pro qeveritare.

Ju keni një situate paradoksale: partia e cila po e bind qytetarin maqedonas se po i mbron identitetin nga grekët dhe bullgarët, nga ana tjetër po bën serbizimin e Republikës së Maqedonisë.

Unë vlerësoj se në këtë moment, kemi një serbizim të popullit maqedonas dhe unë vlerësoj se po të bëhej një referendum, 80 përqind do të votonin për bashkimin me Serbinë”, theksoi Lupço Gjeorgjievski.

SHKARKO APP