Ish-ministri Arben Malaj jep emrin e partisë së protestuesve: Shqipëria e RE

Ish-ministri i financave të PS, Arben Malaj shkruan sot duke orientuar protestuesit se duhet ta strukturojnë lëvizjen si parti politike, bile i vë edhe emrin “Shqipëria e RE”.

Postimi i Arben Malajt:

Kujdes! Protesta paqësore dhe atdhedashëse mund të “vetëvritet” nga populizmi euforik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo për disa arsye kryesore:

Swiss Digital Mobile Reklama

1.Mosqartësimi i fenomenit të ngritjes së socializmit të Gjeneratës ,referuar edhe  këtij artikullit, duke e mbingarkuar protestën me shumë mesazhe që zbehin objektivitetin dhe sidomos misionin  e saj.

Dorëheqja e Ramës është një objektiv plotësisht i realizueshëm, sepse qeveria e tij — thjesht personale — është e kalbur. Çdo gjë e kalbur bie.

Misioni i vetëm i kësaj proteste duhet të jetë “Shqipëria e Re”.

Ky mision duhet qartësuar se çfarë nënkupton dhe si do të realizohet.

Ky mision nuk mund të jete thjeshtë një paralel e protestave por një vizion dhe objektiv i realizueshëm

Objektivat duhen qartësuar mirë sa me thjeshte dhe sa me lehtesisht re kuptueshme nga cdo protestues dhe cdo shqiptarë se:

cilët janë të menjëhershëm/afatshkurtër, cilët janë afatmesëm dhe

cilët janë pjesë e vizionit afatgjatë.

Objektivat duhet të jenë të mirëstrukturuara, duke filluar që nga ndryshimet kushtetuese,

sociale,

ekonomike dhe

buxhetore.

Kjo kërkon që për këto objektiva jo të lehta, të fillojne të angazhohen ekspertë shqiptarë he diadpore dhe nga Shqipetis dhe të huaj të bashkohen në platforma online, të mirë përdorin  dhe mundësitë e jashtëzakonshme të inteligjences artificiale,

për të hartuar draft-dokumentet për reformat specifike.

Vetem mbi bazeën e ketyre dokumentave per refotnen e thelle politike duhet te prefatotet draft kontrata e protestuesve me gjithe shqiptaret

Kjo punë duhet të fillojë pa vonesë, sepse rrit besueshmërinë dhe mbështetjen publike përpara, gjatë dhe sidomos pas protestave.

Kujdes nga populizmi euforik! Bazuar edhe në artikullin e mësipërm, premtimet euforike janë “gropa e thella që fundosin si lëvizjet e reja shoqërore, ashtu edhe ato politike.

11.Protestat tona duhet të nxjerrin mësime nga “Pranvera Arabe”,

(i)

Të cilat rrëzuan “mbretëri familjare  dhe mbretëri personale” qindra miliardë dollarëshe,

(ii)

por dështoi në misionin për të ndërtuar të nesërmen e premtuar.

Lëvizja e protestuesve duhet të bëjë shumë kujdes nga vetëkënaqësia,

nga përçarja apo edhe nga keqpërdorimi prej “dy vëllezërve siamezë”

që mbretërojnë mbi vrasjen e shpresës dhe të së ardhmes së të gjithë shqiptarëve.

12.

Protesta duhet të bëhet gati për të qenë konkurruese që në zgjedhjet e reja për pushtetin qendror,

por sidomos për çdo opsion për zgjedhje parlamentare të parakohshme.

Levizja e protestuesve duhet bërë për të parandaluar dorëheqjen tinëzare të Ramës,

i cili mund të largohet përkohësisht

jo për të ikur vërtet, por për t’u rikthyer :

(i) me më shumë agresivitet

(ii) dhe hakmarrje primitive.

E fundit, të dashur protestues

atdhetarë,

paqësorë dhe të mirëarsimuar:

Të përkushtuar ndaj misionit historik,

ajo që presin shqiptarët nga ju është një dhe vetëm një:

“Shqipëria e Re”.

Suksese dhe mirënjohje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?