Ish-ministri bën parashikimin e fortë: Kush kalon në Ngushticën e Hormuzit do përballet me pasoja të rënda
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj analizon strategjinë e Iranit, duke e cilësuar vendin si të blinduar dhe të fortifikuar. Ai theksoi katër shtylla kryesore të doktrinës iraniane: përdorimin e 31 divizioneve të decentralizuara për mbrojtje tokësore, fshehjen e kapaciteteve goditëse në bunkerë për të pamundësuar lirinë veprimi të SHBA-së, kontrollin e hapësirës ajrore dhe neutralizimin e dronëve të shtrenjtë, dhe fortifikimin e bregdetit dhe ishujve strategjikë për të ndaluar çdo ndërhyrje detare. Në ”A2cnn”, Demiraj vuri në dukje se kjo organizim dhe mbrojtje e sofistikuar e bën shumë të vështirë ndërhyrjen ushtarake të forcave amerikane në rajon.
Doktrina mozaik-31 divizione të decentralizuara në provinca për të penguar një pushtim tokësor amerikan.
Mohimi i hyrjes strategjike, kapacitetet goditëse janë të fshehura në bunkerë, duke kufizuar lirinë veprimi të SHBA-së.
Kufizimi i lirisë së veprimit, pjesa më e madhe e hapësirës ajrore dhe dronët Hermes mbeten nën kontroll iranian.
Aspekti detar, bregdeti dhe ishujt strategjikë janë të fortifikuar, duke penguar kalimin e forcave amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
KOHA JONË SONDAZH

