Ish-ministri e paditi që në 2013-ën gjyqtarin e Beratit
Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, është pezulluar sot pasi rezulton se ka shpërdoruar detyrën duke kërkuar favore seksuale nga një 32-vjeçare.
Por kjo në fakt nuk është hera e parë që Çobo përballet me drejtësinë, pasi në vitin 2013 rezulton se ai u hetua për fshehje pasurie dhe ministri i atëhershëm, Nasip Naço kërkoi që ndaj tij të merrej masë.
Kurse sa i përket rastit konkret, sipas prokurorisë është shtetësja I.T nga Berati që ka kallëzuar në polici gjyqtarin për ngacmim seksual.
32-vjeçarja kishte depozituar në gjykatën e Beratit një kërkesë për t’u divorcuar nga i shoqi, por këtu ka nisur dhe ‘tmerri’ i saj me drejtësinë, pasi gjyqtari i çështjes Çobo në vend të drejtësisë i ka kërkuar favore seksuale.
Nga hetimet rezulton se qytetarja është takuar me gjyqtarin jashtë orarit të punës dhe ambienteve të gjykatës dhe ajo ka deklaruar para hetuesve se e ka takuar pasi kishte frikë se ai s’do ti jepte divorcin me të shoqin.
KOHA JONË SONDAZH

