Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet nga SPAK-u për falsifikim dokumentesh zyrtare
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka shkuar paraditen e sotme në SPAK, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-Kompleksit “Partizani”.
Mësohet se Mediu është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si deklarues për çështjen e privatizimit të godinës, ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh zyrtare.
Mediu është thirrur në SPAK me kërkesë të prokurorisë Enkeleida Milonai, e cila ka në hetim aferën e privatizimit të ish-kompleksit të klubit sportiv “Partizani”, në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes.
Prokurorja urdhëroi paraqitjen e detyrueshme të Mediut, për të dhënë informacione të dobishme për këto hetime.
Mediu është paraqitur në SPAK pa avokat mbrojtës.