Ish-ministri Mustafaj: Rusia po investon për të krijuar luftë në Ballkan

Nisur nga zhvillimet e ditëve të fundit, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, thotë se Rusia po investon të krijojë trazira dhe tensione në Ballkan. “Ka dëshpërim nga ana e Rusisë, ajo po investon për të hapur një vatër krize dhe tensione ndoshta dhe luftë në Ballkan”.

Kanali shtetëror rus, Russia Today (RT), njoftoi të martën se ka nisur transmetimin online të programit në gjuhën serbe.

Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars. Blloku evropian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.

SHKARKO APP