Ish-Presidentët e Shqipërisë pjesë e forumit; “Drejt një bote multipolare”

Ish-presidentët e Shqipërisë Sali Berisha dhe Rexhep Meidani do të marrin pjesë në forumin e katërt në Baku, organizuar nga Komiteti Shtetëror i Azerbajxhanit.

Të dy ish-presidentët janë anëtarë të Qendrës Ndërkombëtare të Nizami dhe ata kanë marrë pjesë në forumin e mëparshme.

“Global Baku Forumi IV”, organizuar nga Ganjavi e Qendrës Ndërkombëtare e Nizami dhe i mbështetur nga Komiteti Shtetëror për Punë me diasporën, do mbahet gjatë datës 10-11 në Mars, në Baku.

Forumi do të titullohet “Drejt një bote multipolare”. Një numër i çështjesh me interes global, si dhe roli i dialogut ndërfetar në parandalimin e konflikteve, çështjet e migrimit, multikulturalizmit dhe integrimit, perspektivat për energji dhe qeverisjen globale dhe çështje të tjera të rëndësishme do të diskutohen në forum, dhe shkëmbimi i pikëpamjeve në gjetjen e zgjidhjeve për këto probleme.

Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP