Ish-Presidenti Topi: Ky parlament është një monstër. Jo Primit të Ramës

 

Bamir Topi ka kundërshtuar fort primin e hedhur në treg nga Rama. Një natë më parë e kundershtoi edhe Berisha në studion e ABC news. Kreu i FRD-së, ish-Presidenti Bamir Topi ka kërkuar ndryshime kushtetuese, ndërsa parlamentin aktual e ka cilësuar si “monstër”. Sipas tij FRD nuk është në Kuvend sepse nuk ka funksionuar Kodi Zgjedhor. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese ai tha se nuk duhet të bëhen thjesht midis individëve, por të ketë gjithëpërfshirje.

“Ne s’jemi në Parlament, ndaj jemi të rezervuar. Ne s’jemi në Parlament se nuk ka funksionuar Kodi i Zgjedhjeve. Siç është kodi gjenetik i njeriut, ku një gen i deformuar jep një monstër dhe fatkeqësisht, ky Parlament sot për Shqipërinë përbën një monstër. Diskutohen për gjëra të jashtëzakonshme dhe ditën tjetër harrohen. Nuk di çfarë do të ndodhë. Uroj që shoqëria të mos ketë humbur forcën reaguese. Vendi ka probleme me stabilitetin politik, sa kohë në komunikim me njerëzit bëhet thirrje për destabilizim”, deklaroi Topi.

Deri tani janë kundër idesë së primit Ilir Meta, Sali Berisha, Bamir Topi dhe krejt partitë e vogla, pasi ky sistem dy partiak do krijojë sherrnajë në politikë mes partisë së parë e të dytë dhe vendi asnjëherë nuk do të ketë stabilitet politik e ekonomik. Ndaj duket se kjo ide e hedhur për testim nga Edi Rama në mënyrë që Basha ta pranoj për të likujduar LSI-në si parti e tretë nuk do të ketë mbështetje sepse Berisha e tha prerë se "Jo, nuk do ta miratojmë!". Dhe kujt ia mban në PD të thotë ndryshe nga sa thotë Berisha?!

SHKARKO APP