Ish-prokurori i Krimeve të Rënda tregon qytetin që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci thotë se në Shqipëri ka një kultivim masiv të kanabisit. Për konsum, ai thekson se Bulqiza është qyteti që zë vendin e parë. Gjatë diskutimit sonte në “Top Story” për trafikantët shqiptarë të kokainës në botë, ai thotë se problemi nis nga kultivimi i madh i kanabisit në Shqipëri.
“Në Ekuador ka një lëvizje të shqiptarëve nga 3 mijë në 7 mijë aktualisht. Çfarë bëjnë ata aty? Në fillimin gjejnë tregun. Janë ofrues të ndihmës së organizatave të rëndësishme kriminale. Kanë qenë garantues të transportit të drogës.
Në Shqipëri, kemi kultivim masiv të kanabisit. Kemi një problem të legjislacionin. Kemi 32 vite që kemi emigracion. Që atëherë një pers që ka lindur në Angli, Greqi, Belgjikë etj, sot është 32 vjeç. Organet ligjore shqiptare kanë zero informacion për të. Ky është problem”.
Nga ana tjetër, ai thotë edhe se DEA duhet të hetojë trafikantët e drogës. “DEA është posaçërisht për trafikimin e kokainës. Duhet studiuar Shqipëria. Këtu, konsumi i kokainës në raport me numrin e Bulqizës, është më i lartë në Bulqizë. Bulqiza zë vendin e parë në vend”.