Ish-prokurori tregon sa vite burg rrezikon të dënohet Ilir Meta

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv se ish-presidenti rrezikon deri në 15 vite burg për 3 akuza që SPAK ka formuluar ndaj tij. Beçi dënoi edhe mënyrën e dhunshme të arrestimit të ish-presidentit.

“Ka një procedurë standarde që realisht duhej të ndiqej. Mund të shmangeshin këto skena të arrestimit sepse i arrestuari ka qenë disa herë vetë në SPAK. Një skenë të tillë mund të bëhej nëse ky zotëria do t’i shmangej SPAK-ut dhe policia t’i bënte thirrje ta arrestonte.

Këto mund të kthehen në problematikë edhe për personat që janë rrotull aty. Mjaftonin dy patrulla policie me logo sepse është ish-presidenti dhe jo një person që po shkëmbente drogë. Duhet të ndërhyjë edhe prokuroria duhet të hetojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse e kanë ndjekur nga Kosova, arrestimi i presidentit nuk mund të bëhej në mes të rrugës, por në zyrë apo shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke patur parasysh akuzat Ilir Meta rrezikon të dënohet deri në 15 vite burg. Pastrimi i produkteve të veprës penale ka 7-15 vite burg. 20 vite nuk lejohet se është deri në 15 vite”- tha Beçi.

Ministri i Brendshëm sqaron për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës: Nuk kishim ç’të bënim, nuk duhej ashtu, por ai ishte i dhunshëm!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?