Ish-punonjesa e NASA: “Kam parë njerëz në Mars në 1979. Ka pamje.”’

​Forumet konspirative duhet të jenë ngazëllyer pa masë pas deklaratës që bëri një femër, e cila ka qene ish-punonjëse e NASA-s dhe thote se ka parë njerëz në Mars.

Gruaja me emrin Jacki ka rrëfyer në një emision radiofonik se ka qenë punonjëse e NASA-s dhe ka parë njerëz në planetin Mars në vitin 1979.

“Kam qenë pjesë e një misioni në vitin 1979, dhe kam parë 2 meshkuj me kostume hapësinore, jo si ata që mbanim ne, por më tepër mbrojtës”, ka thënë ajo.

Sipas saj edhe 6 punonjës të tjerë të NASA-s i kanë parë këto dy qenie në planetin e Kuq.

Në vitet ’70 NASA nisi dy anije hapësinore në Mars për të fotografuar sipërfaqen e këtij planeti, Viking 1 dhe Viking 2.

Pyetja që Jacki ka lëshuar është se nëse këta njerëz që ajo ka parë, kanë qenë të dërguar nga NASA apo ishin qenie jashtëtokësore. NASA ka pamje per kete por nuk i nxjerr se jane sekret .

 

NASA ende nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këtë ngjarje, por misteri ende ngelet pa përgjigje.

 

 

SHKARKO APP