Ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërrin në Tiranë. Zbulohet qëllimi i vizitës

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Ai është pritur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Në Kryesinë e Kuvendit të hënën do të ketë edhe një aktivitet. Po ashtu gjatë qëndrimit në Tiranë, Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Mike Pompeo ishte krahu i djathtë i Presidentit amerikan Donald Trump.

SHKARKO APP