Ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë dënohet me 4 vite burg

Ish-sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është dënuar me katër vite burg nga Gjykata e Posaçme. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në dy vite e tetë muaj. Për të u vendos edhe një dënim plotësues, i cili nuk e lejon atë të ushtrojë për 5 vite asnjë funksion publik.

Joana Duro e cila kishte një vit që e mbante këtë post, u gjurmua nga SPAK pasi iu paguan 330 mijë lekë për favorizim në një tender ku garonin tetë kompani.

Shuma sipas versionit zyrtar të Prokurorisë së Posaçme, iu pagua sekretares së përgjithshme nga Laureta Shteto, me detyrë specialiste e nivelit të lartë të Agjencisë së Shërbimeve Publike të Integruara.

SHKARKO APP