Ish-shefi i gardës Ndrea Prendi dhe vartësi i tij, në gjykatë

Ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe ish-zëvendësi i tij, Artan Hoxha, përfundojnë në gjykatë, nën cilësinë e të pandehurve, të akuzuar për ”shpërdorim detyre”. Dy ish-drejtuesit e lartë të gardës nuk do të përballen me akuzat e ngritura më herët  për demonstratën e 21- janarit dhe katër të vravëve,  por me dhënien e 7 muajve rrogë për një punonjëse të gardës, në një kohë kur provohet se kjo e fundit nuk ka qenë asnjë ditë në punë, madje jashtë vendit. Sipas prokurorisë, në përfundim të hetimeve, është provuar se dy ish-drejtuesit e Gardës kanë abuzuar me ligjin, duke firmosur për tre vjet nga 2011-ta deri me 2013-ën pagën për ish- shefen e sektorit të burimeve njerëzore, Shqipe Spahiu. Të paktën për  7 muajme radhë, Spahiu nuk është paraqitur asnjë ditë në punë. Kallëzimi për të pandehurit, është bërë nga Ministria e Brendshme në korrik të këtij viti, pas auditit të bërë në Gardën e Republikës, ku janë konstatuar shkeljet administrative dhe penale. 

SHKARKO APP