Ish-Shefi i SHIK’ut: Kosova kurrë s’do të çlirohej po të varej nga Rugova. Reagon Kryeministri i Kosoves

 

Fatos Klosi, ish-Shefi i SHIK’ut, ka deklaruar se politika e Ibrahim Rugovës ishte pa krye.Në emisionin “Komiteti”, Klosi ka thënë se Kosova u çlirua falë kontributit të djemve të UÇK’së dhe faktorit ndërkombëtar.Dëgjojeni videon për ta kuptuar se çfarë mendon ai për ish-Presidentin Rugova(Express).

Por pas ketij prononcimi te Fatos Klosit ka reaguar Kryeministri kosovar dhe kryetar i LDK, partise se Rugoves, zoti Isa Mustafa. Ai ka thene se Ibrahim Rugova ishte nje Burre shteti i mencur dhe i respektuar nderkombetarisht. Kosova u clirua nga mencuria e Rugoves, tha kryeministri kosovar.

Deklarata e kryeministrit te Kosoves eshte e ashper kundrejt ish-shefit te SHIK-ut shqiptar Fatos Klosi

 

Lexojeni të plotë reagimin e Isa Mustafes

Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda e jashtë vendit, Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrën e kurrës po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes e hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.

Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe e një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: arni për thesin. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës.(Express)

 

 

SHKARKO APP