Ish-të përndjekurit protestë para Kuvendit: Do hyjmë në grevë

 

Të lidhur me zinxhirë në duar, në shenjë simbolike, ish-të përndjekurit politikë kanë protestuar këtë të enjte pranë Parlamentit, duke kërkuar hapjen e dosjeve dhe vendosjen në rendin e ditës të projektligjeve që prekin këtë shtresë. 

Në kushtet e mosplotësimit të kërkesave të tyre, ish-të përndjekurit thonë se do të hyjnë në grevë urie.

“Zinxhirët janë simbol i skllavërisë. Po na mashtrojnë, s’mbajnë premtimet. Në duam të hapen dosjet. Do vetëfljohemi nëse nuk dëmshpërblehemi. Nuk ka asnjë shpresë për ne”, thonë ata.

SHKARKO APP