Ish-truproja e Berishës: Unë e shpëtova nga plumbat e 97-ës, ju s’e ruajtët nga një grusht
Ish truproja i Sali Berishës, Osman Levanaku ka reaguar në Facebook për incidentin që ndodhi dje në protestë ku ish kryeministri u godit me grusht nga Gerti Shehu.
Reagimi i plotë:
Keqardhje e madhe per mua. Nuk është nevoja të krenohem kur punoja vetë që për 9 vjet nuk u prek asnjë qime floku. Dhe pse pushteti bandat ishin të pushtetit të veshura me pushtet, por përkushtimi motivimi ishin në maksimum. Lideri është Baba, Prindi. Vëllai dhe unë këtë kisha në trurin tim. Nuk lejoja afër as nipërit e mi dhe as tijët as politikanë që shpesh ju ngelte hatri. Kush më njeh e di mirë që kurrë nuk gënjej për asgjë. Më njeh Flamuri Strazimiri Mediu Jozefina e gjithë përfituesit e të mirave të pushtetit të Berishës më njeh mirë dhe shoferi aktual i Berishës që nuk falja dhe nuk neglizhoja asgjë e shumë tjerë. Isha i përgjegjeshem per cdo rast e çdo gjë e ne çdo kohë. Në punë e jashtë saj. Vlerësoja një mizë kur kalonte për të dytën herë e jo një bandit që i afrohet pa u dridhur qerpiku. Lideri nuk është bodigard. Nuk di të mbrohet se mendon që ka njerëzit e duhur përreth që merren me sigurine e tij. Agresori çfarë deshi bëri. Të ishte me arme do e përdorte, të kishte thikë do e qëllonte, kishte gruashte e qëlloi. Raste të tilla me qindra kemi kaluar por kurre nuk është prekur as një qime floku. Jam krenarë për veten por më dhemb zemra kur shoh çfarë ndodhi. Shihi rojet asnjeri nuk e din ne te vertete kush është roje e kush jo. Të gjithë me syze pa kujdes mburravece të lehtë pa eksperiencë. Dikush dhe mburret mbrapa duke thënë a e pe si e rrahëm agresorin. O të turpruar zhdukuni nga aty. Është lidëri historik, nuk është Rama që mund ta rrahësh e nuk e ka për gjë. Jeni të turpëruar ju dhe kush ju drejton ju. Duhet t”ju vijë turrp dhe t”ju dhembë zemra si mua për atë që ndodhi, lideri është lider. Turpi është i juaji që nuk e mbrojtet. Unë jua lashë të fortë e të paprekshëm. Si do u dilni përpara syve Familjes së Liderit dhe tuajës. Sepse ishte lehtësisht e shmangeshme. Nuk ishte armë. Po të ishte armë ku do e mbanit frymën ju frikacakër. Nuk punohet me liderin për të dal në televizore e media e për ti marë të mirat asaj pune. Zhdukuni! Mos dilni në faqe të dheut e mos kujtoni më që keni punuar me Berishën! Unë nuk e bej dhe pse kam mijëra aresye. Dhe pse jua dorëzova të fortë dhe pse ju gëzuat çdo të mire nga Pushteti dhe une jetoj akoma ne 53 metra katrorë. Unë nuk jam si ju, nuk jam Agron Kuliçi e sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja për Profesionin më shkatërron. Zoti të nderon dhe të dënon. Nuk flasim këtu për vitin 97 që ishin bandat dhe armët sheshit kur unë punoja për Berishën por është kohë krejt tjetër! Turpi do ju ndjekë mbas gjithë jetën!
KOHA JONË SONDAZH

