U rrëzua gjatë lojës në kalçeto, ndërron jetë 42-vjeçari në Novoselë

Një 42-vjeçar nga Vlora ka humbur jetën aksidentalisht teksa ishte duke luajtur futboll.

Policia tha se ngjarja ndodhi të enjten në kalçeton e fshatit Novoselë, ku shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë, rezident në shtetin e Gjermanisë, gjatë një loje futbolli, pasi topi e ka goditur në pjesën e kraharorit, është rrëzuar dhe gjatë transportit për në spitalin e Vlorës ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?