Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, kthehet në shtëpi

Pas disa orësh mungesë që alarmuan familjarët dhe policinë, ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, është rikthyer në banesë mbrëmjen e së mërkurës.

Familjarët ngritën alarmin pasditen e djeshme, pasi humbën çdo kontakt me të. Ishte nëna e tij ajo që bëri denoncimin në Komisariatin nr. 1, duke shprehur shqetësimin se i biri mund të ishte arrestuar. Dyshimet u ushqyen nga një mesazh që Shima i kishte dërguar një të njohuri, ku aludonte se po merrej nga policia.

Nga verifikimet e kryera nga uniformat blu rezultoi se nuk kishte asnjë procedurë apo urdhër-arrest në ngarkim të tij. Pas disa orësh, Shima u shfaq vetë dhe deklaroi se ishte larguar drejt jugut të vendit, pas një konflikti me partneren e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai nuk dha sqarime të mëtejshme mbi mesazhin e çuditshëm që alarmoi familjen, ndërkohë që policia konfirmoi se po vijon të hetojë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, jo vetëm për shkak të panikut të krijuar, por edhe për funksionin e mëparshëm publik të Shimas në një nga institucionet më të rëndësishme të teknologjisë së informacionit në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?